Qëllimi:
Qëillimit të projektit (PDO) është të rrisë performancën akademike, shkallën e diplomimit dhe të rrisë mundësitë e arsimit dhe punësimit për studentët romë të vitit të parë dhe të diplomuarit romë, ndërkohë që të ndërtojë zhvillimin profesional të rreth 150 studentëve romë të regjistruar dhe të diplomuar në arsimin terciar dhe deri në 300 të diplomuarve të RMUSP dhe RVK-së në Kosovë, duke përmirësuar aftësitë e tyre profesionale dhe personale, gjatë një periudhe kohore 3 vjeçare në mënyrë që të kontribuojnë për zhvillimin e komuniteteve dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi. Studentët të cilët do bëhen pjesë e programit për ngritjen e pjesëmarrjes dhe qasjes së studentëve Rom në arsimin terciar dhe kalimi në tregun e punës në Kosovë, do të kenë mundësinë që të aplikojnë dhe të përfitojnë edhe shërbime për Mentorim dhe tutorim: Andaj ne synojmë që të arrijmë këtë qëllim përmes programit të mentorimit dhe tutorin ku do të kenë fokusin te Studentë të ndryshmem. Mentorimi synon të ofrojë mbështetje jo-akademike dhe akademike për student nga radhët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në mënyrë që të ruajnë dhe rrisin performancën e tyre në Studime. Mentori dhe tutori në këtë rast ofron ndihmë dhe mbështetje për student në mënyrë që ata të mund të menaxhojnë studimin në mënyrë që të maksimizojnë potencialin e tyre, të zhvillojnë aftësitë e tyre, të përmirësojnë përformancën e tyre dhe të bëhen personi që duan të jenë. Si pjesë e programit për ofrimin e ndihmës për arsimimin e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve, OJQ Roma Versitas Kosovo, me mbështetjen financiare nga Roma Education Fund dhe European Commission bëjnë thirrje për shprehje të interesit për Mentorë dhe Tutorë për vitin akademik 2024/2025. Të drejtë për shprehje të interesit kanë profesorë, pedagogët të cilët janë profesionist të fushave në nivelin e lartë të arsiminit në Kosovës.
Detyrat kryesore të mentorit janë:
- Njoftimi i studenteve të përzgjedhur me programin e mentorimit/tutorimit mbështetjes për përfshirjen
e suksesshme në jetën shkollore dhe me obligimet e studenit; - Ofrimi i ndihmës studentave për vijimin e rregullt në studime dhe arritjen e suksesit më të mirë në
mësim, duke përfshirë sugjerimet për organizimin e orëve plotësuese/aktiviteteve jashtëshkollore. - Këshillim, asistencë dhe mbështetje në ato lëndë në të cilat studentet e mentoruar përballen me
probleme dhe mbështetja e tyre në krijimin e planeve individuale për mësimin e asaj lënde; - Vendosja e kontakteve dhe bashkëpunimi me stafin e RVK-s mbi ecurinë e mentorimit, vijimin e
rregullt, përkushtimin dhe përparimin në studime; - Këshillim personal dhe takimet me student për zgjidhjen e problemeve të mundshme rreth studimeve;
- Raportimi i rregullt i progresit të punës te punëdhënësi.
- Për t’u kualifikuar si mentor dhe tutor potencial, aplikuesi duhet:
- Preferohet diplomë universitare;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe motivimi për nxënësit;
- Të ketë përvojë në metodologji bashkëkohore të edukimit;
- Të ketë shkathtësi të shkrimit të raporteve;
- Të ketë njohuri kompjuterike;
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- CV (Curriculum Vitae);
- Letër motivuese e aplikuesit;
- Diplomë Universitare dhe certifikata nga trajnime relevante.
Dokumentet e kompletuara mund t’i dërgoni në Email adresën: romaversitaskosovo@gmail.com
Me titullin: “Aplikimi për Mentor/Tutor 2024/2025 TER KOS”
Afati i fundit për aplikimin është deri me: 30.11.2024. Dokumentacioni i pakompletuar nuk do të merret në konsideratë.
Për më shumë informata mund të na kontaktoni përmes e-mail adresës:
romaversitaskosovo@gmail.com
Thirrje publikë për shprehje të interesit për Mentorë_Tutor ALB 2024 _2025 TER KOS docx (1)
KONKURS PËR PRANIMIN E BURSISTËVE/PËRFITUESVE TË PROGRAMIT 2024/2025
"Rritja e mbështetjes arsimore dhe mundësive përstudentët romë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi(RARE)", faza II
QËLLIMI
PËRFITIMET NGA PROGRAMI
Objektivi i zhvillimit të projektit (PDO) është të rrisëperformancën akademike, shkallën e diplomimit dhe tërrisë mundësitë e arsimit dhe punësimit për studentëtromë të vitit të parë dhe të diplomuarit romë, ndërkohëqë të ndërtojë zhvillimin profesional të rreth 150 studentëve romë të regjistruar dhe të diplomuar në arsimin terciar dhe deri në 300 të diplomuarve të RMUSP dhe RVK-së në Kosovë, duke përmirësuar aftësitë e tyre profesionale dhe personale, gjatë një periudhe kohore 3 vjeçare në mënyrë që të kontribuojnë për zhvillimin e komuniteteve dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi.
Studentët të cilët do bëhen pjesë e programit për ngritjen e pjesëmarrjes dhe qasjes së studentëve Rom në arsimin terciar dhe kalimi në tregun e punës në Kosovë, do të kenë mundësinë që të aplikojnë dhe të përfitojnë këto shërbime:
- Skemën e Tutor-imit dhe Mentorimi (orëmësimore shtesë për lëndët në të cilat studentikonsideron që ka nevojë),
- Shërbimet e zhvillimit Akademik(trajnime profesionale),
- Bursat
- Punë praktike
- Networking
KUSHTET PËR APLIKIM
Si pjesë e programit “Ngritja e pjesëmarrjes dhe qasjes së studentëve Rom në arsimin terciar dhe kalimi në tregun e punës në Kosovë” për ngritjen e normës së vijimit dhe kapaciteteve akademike të studentëve universitarë të komuniteteve në Ballkanin Perëndimordhe Turqi i cili financohet nga Fondi i Edukimit tëRomëve, dhe Bashkimi Evropian, Roma VersitasKosovo, hap konkurs për pranimin e përfituesve nga programi i bursave dhe për ngritjen e kapaciteteve akademike për vitin akademik 2024/2025.
Në këtë program kanë të drejtë të aplikojnë studentëttë cilët kanë status të studentit aktiv për vitinakademik 2024/2025. Kandidatët e gjinisë femrore do të kenë përparësi në zgjedhjen e përfitueseve të rinj.
Studentët të cilët janë përfitues të bursës nga REF-i(RMUSP), MEST-i apo ndonjë institucionI tjetër nuk do të kenë të drejt që të përfitojnë nga programi.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidati/ja që aplikon në këtë konkurs duhet t’i dorzojkëto dokumente, respektivisht formularët e mëposhtëm:
- APLIKACIONIN E PLOTESUAR(aplikacionin mund ta gjeni me posht);
- VËRTETIM NGA FAKULTETI ME SHËNIMTË VITIT TË VIJIMIT TË STUDIMEVE DHEÇERTIFIKATA E NOTAVE (jo më vjetër se një muaj);
- KOPJA E LETERNJOFTIMIT DHELLOGARIA BANKARE (valide në emër tëstudentit);
- NJË LETER MOTIVUESE LIDHUR MEPËRZGJEDHJEN E FAKULTETIT/DREJTIMIT TË STUDIMEVE, DHE ÇFAR PLANESH TË MËTUTJESHME I KA KANDIDATI/JA PAS PËRFUNDIMIT TË STUDIMEVE (MAKSIMUM DY FAQE);
- NJË LETËR REKOMANDIM NGA NDONJË INSTITUCION PËR PUNËN VULLNETARE QË STUDENTI KA BËRË GJATË SHKOLLIMIT;
- ESE ME TEMËN “SFIDAT DHEPËRPARËSIT E STUDENTËVE ROMË NËKOSOVË” (MAKSIMUM DY FAQE).
Kandidati/ja që ishin përfituesë të bursës vitin akademik 2023/2024 në TER KOS program një (1):
- DËSHMIA E PËRFUNDIMIT TË SHKOLLËS SË MESME/UNIVERSITARE NË VITIN AKADEMIK 2023/2024.
- DËSHMIA E REGJISTRIMIT PËR VITIN AKADEMIK 2024/2025.
- NJË VLERËSIM I SHKURTËR I PËRFUNDUAR NË LIDHJE ME PËRVOJËN E TYRE NË VITIN E KALUAR TË PROJEKTIT.
Vlerësimi duhet të adresojë pyetjet e mëposhtme:
• Si ishte përvoja juaj me projektin në vitin e parë?
• Si ju ka ndihmuar mbështetja e projektit me studimet dhe qëllimet tuaja akademike?
• Çfarë ju pëlqeu më shumë?
• Çfarë nuk ju pëlqeu?
• Si mund të përmirësohej mbështetja që morët?
• Si do t'ia rekomandonit këtë program një kolegu studenti?
AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE
Afati për të aplikuar fillon nga 11.10.2024 dhe do tëzgjasë deri 25.10.2024 (16:00 CET).
KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE
Renditja e kandidatëve përfitues të programit bëhet sipasnevojës për përfitim të mbështetjes akademike si dhe kjo bursë është në baza meritore të suksesit të studentëve:
- suksesit gjatë vitit të kaluar;
- distancës fizike prej vendit ku jeton nxënësideri në fakultet;
- studentët të universitetit publik dhe privat;
- certifikata/mirënjohje/diploma të fituara nga ana studentëve;
- kandidatët femra do të kenë përparësi nëpërzgjedhje;
Kandidatët rangohen sipas numrit të tërësishëm tëpoenëve të përfituara nga kriteret e përcaktuara ngadokumentet e dorëzuara.
PROCEDURA E APLIKIMIT
Kandidati/ja i/e interesuar për përfitim nga kyprogram mund t’i të dërgoni aplikacionin ne emailromaversitaskosovo@gmail.com ku mund të cekeni tek subjekti: APLIKACION TER-KOS-02.
Rezultatet sipas rang-listës së pranuar do të jenë tëpublikuar në web faqen dhe rrjetet sociale të RVKosovës, në afat jo më të gjatë se një javë nga dita e mbylljes së konkursit.
Çdo kandidat ka të drejtë mospajtimi me rang-listën finale, në afat prej 5 ditësh prej ditës së shpalljes së rezultateve, kandidati/ja mund ta dërgojë ankesën e tij/saj në komisionin përzgjedhës të programit për këto çështje. Ankesa duhet të jetë e arsyetuar, përkatësishttë jenë të bashkangjitura edhe dokumentet enevojshme. Ankesat të cilat nuk arsyetohen përmesdokumenteve zyrtare, nuk do të mirren në konsideratë. Përgjigja në ankesë do të jepet brenda 7 (shtatë) ditësh.
Përfituesit/ës së këtij programi do t’i ndërpritetpjesëmarrja në program në rast të prezantimit të dokumenteve jo valide, informatave të pa vërteta, në rast kur përfituesi nuk dëshmon progres (përparim) në studime ose në rast të braktisjes së fakultetit/studimeve.
Studentët të cilët kanë marrë bursa nga Ministria e Arsimit, RMUSP apo institucione tjera nuk kanë tëdrejtë në përfitimin e kësaj burse ose nëse janë përfitues duhet të heqin dorë nga njëra bursë.
Për më shumë informata mund të na kontaktoni përmese-mail adresës: romaversitaskosovo@gmail.com.
Kandidatët të cilët e dorëzojnë dokumentacionin e pa kompletuar do të eliminohen automatikisht dhe nuk do kenë mundësinë që të vazhdojnë në fazat tjera. Dokumentet nuk duhet të jenë më të vjetra se 1 muaj. Tëgjitha dokumentet duhet të dërgohen në email adresen:romaversitaskosovo@gmail.com me subjekt "APLIKACION TER-KOS-02-“
Afati për të aplikuar fillon nga 11.10.2024 dhe do tëzgjasë deri 25.10.2024 (16:00 CET).
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë tëinternetit: www.romaversitas.com ose https://www.facebook.com/romaversitaskosovo/
Aplikacionin mund ta shkarkoni me poshte:
TER-KOS-02 Aplikacioni dhe thirrja ALB_KONKURS PËR PRANIMIN E BURSISTËVE_ PËRFITUESVE TË PROGRAMIT TER KOS 2024
TER-KOS-02 Poziv i Aplikacija SRB
Publication: COVID 19 Pandemic Roma Ashkalia and Egyptian Situational Report for Kosovo
Publication: EMPLOYMENT POLICY AT THE NATIONAL AND LOCAL LEVEL IN KOSOVO FOR THE ROMA, ASHKALI AND EGYPTIAN COMMUNITIES IN KOSOVO
Publication: English Language Final Survey
Publication: Legal Analysis Of The Civil Registration Law
Click here to read more
Publication: Roma Versitas Kosova Legalization Of Roma Dwellings In Kosovo Policy Paper
Click here to read more
Publication: Policy Paper Education And Scholarships
Click here to read more
Publication: Youth Advocacy Academy For Roma, Ashkali And Egyptians In Kosovo-RV Kosovo Policy
Click here to read more