National Roundtable on Combating Antigypsyism
Sot, Roma Versitas Kosovo organizoi me krenari Tryezën Kombëtare për Luftimin e Antigjipsizmit — një hapësirë të rëndësishme ku institucionet, shoqëria civile dhe zërat e komunitetit u bashkuan për të adresuar njërin nga sfidat më të rëndësishme që përballen romët në Kosovë dhe më gjerë. Edhe pse është fatkeqësi që ende duhet të luftojmë një fenomen kaq të dëmshëm në vitin 2025, pikërisht kjo e bën punën tonë thelbësore. Antigjipsizmi vazhdon të ndikojë në jetën e përditshme, mundësitë dhe dinjitetin e komuniteteve rome, dhe përballja me të kërkon veprim të përbashkët, dialog të sinqertë dhe angazhim afatgjatë. Ne shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Zyrën për Qeverisje të Mirë, e cila me pjesëmarrjen e saj tregoi rëndësinë e angazhimit institucional në luftimin e diskriminimit. Një falënderim i veçantë shkon edhe për Romalitico për ekspertizën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. Vlerësojmë të gjithë përfaqësuesit, aktivistët, studentët, institucionet dhe anëtarët e komunitetit që morën pjesë. Angazhimi juaj e forcon rrugën drejt zgjidhjeve konkrete dhe ndryshimeve reale. Roma Versitas Kosovo mbetet e përkushtuar ta çojë këtë diskutim përpara — nga përvojat e jetuara tek politikat, nga njohja tek ndikimi i vërtetë.
ENGLISH National Roundtable on Combating Antigypsyism Today, Roma Versitas Kosovo proudly hosted the National Roundtable on Combating Antigypsyism — an important space where institutions, civil society, and community voices came together to address one of the most pressing challenges Roma face in Kosovo and beyond. While it is unfortunate that we still have to fight such a harmful phenomenon in 2025, this reality makes our work even more essential. Antigypsyism continues to shape the daily lives, opportunities, and dignity of Roma communities, and addressing it requires joint action, honest dialogue, and long-term commitment. We extend our sincere gratitude to the Office of Good Governance, whose participation reaffirmed the importance of institutional engagement in combating discrimination. A special thank you also goes to Romalitico for their expertise and ongoing partnership. Our appreciation goes to all representatives, activists, students, institutions, and community members who joined us today. Your presence strengthens the path toward concrete solutions and real change. Roma Versitas Kosovo remains committed to pushing this conversation forward — from lived experiences to policy solutions, from recognition to real impact.
SERBIAN Nacionalni okrugli sto o borbi protiv antigipstizma Danas je Roma Versitas Kosovo sa ponosom organizovao Nacionalni okrugli sto o borbi protiv antigipstizma — važan prostor gde su se institucije, civilno društvo i glasovi zajednice okupili kako bi adresirali jedan od najznačajnijih izazova sa kojima se Romi suočavaju na Kosovu i šire. Iako je žalosno što i dalje moramo da se borimo protiv ovako štetne pojave u 2025. godini, upravo ta činjenica e bën naš rad još važnijim. Antigipstizam i dalje oblikuje svakodnevni život, mogućnosti i dostojanstvo romskih zajednica, a suočavanje sa njim zahteva zajedničko delovanje, iskren dijalog i dugoročno angažovanje. Izražavamo iskrenu zahvalnost Kancelariji za dobro upravljanje, čije je prisustvo potvrdilo značaj institucionalnog angažovanja u borbi protiv diskriminacije. Posebna zahvalnost upućuje se i Romalitico za njihovu stručnost i kontinuiranu saradnju. Zahvaljujemo svim predstavnicima, aktivistima, studentima, institucijama i članovima zajednice koji su prisustvovali današnjem događaju. Vaše učešće jača put ka konkretnim rešenjima i stvarnim promenama. Roma Versitas Kosovo ostaje posvećena tome da ovaj razgovor nastavi dalje — od životnih iskustava do politika, od priznanja do stvarnog uticaja.